James Rodriguez i jep lamtumirën R. Madridit

361

James Rodriguez i jep lamtumirën Realit të Madridit. Tashmë është zyrtare fantazisti i klubit “Los Blancoc” do të nisë një aventurë të re tek Bayerni i Mynihut. Njoftimi është bërë publik në faqën zyrtare të kampionëve të gjermanisë në Twitter. Kolumbiani është transferuar tek bavarezët në formën e huazimit për dy vite me drejtë blejre. Vete tekniku i Bayernit, Carlo Ancelotti e ka kërkuar transferimin e fantazistit, me këtë të fundit ai ka bashkëpunuar edhe më herët kur italiani drejtonte stolin e Realit të Madridit. Bisedimet mes palëve kishin nisur prej javësh, për të gjetur akordin në fshehtësi të plotë.

Madrilenët kërkon 75 milionë Euro, ndërkohë që Bayerni kishte propozuar formulën e huazimit, atlernativë që u pranua nga ana e kampionëve të spanjës. Prej kohësh përflitej për një largim të James Rodriguez nga radhët e “Los Blancos” për shkak të minutave të pakta dhe të mos qënit pjesë e planeve të teknikut Zinedine Zidane. Shefi ekzekutiv i bavarezve, Karl-Heinz Rummenigge është shfaqur i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Gjithashtu ai vlerësoi aftësitë e futbollistit. Afrimi i James është bërë për të plotësuar vendin që pritet të lihet bosh nga ana e Douglas Costa, i cili me shumë mundësi do të transferohet tek Juventusi.

Comments