James Rodriguez: Nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm
Rodriguez akoma nuk e di se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme, por mbetet i koncentruar në garat e Kupës së Amerikës, ku po merr pjesë me skuadrën kombëtare të Kolumbisë.
James i kaloi dy sezonet e fundit tek Bayern Munich dhe gjermanët nuk shfrytëzuan të drejtën e blerjes së tij nga Real Madrid.
Mesfushori duket se nuk ka vend as tek spanjollët, dhe tashmë është i hapur për ofertat që do të vijnë në merkato.
“Nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm” ka thënë lojtari pas ndeshjes kundër Paraguait, transmeton lajmi.net.
“Tani për tani po mendoj vetëm për Kupën e Amerikës. Duhet të jem i qetë. Nëse shkoj ose jo tek Napoli, varet nga klubi” ka thënë tutje lojtari.
“Ka disa njerëz në skuadra që po bëjnë shumë, por unë nuk mund të bëjë asgjë nga këtu” ishin fjalët e James.
Skuadra e Napolit është ajo që shihet si favorite për nënshkrimin e lojtarit, pas tërheqjes së Juventus nga gara.