James Rodriguez përjashton Premierligën, nuk dihet për të ardhmen e tij

Lojtari së fundmi është paraqitur me skuadrën e Bayern Munich, ku luante si i huazuar nga Real Madridi.
Rodriguez me gjasë nuk ka bindur drejtuesit e Bayern për ta blerë kartonin e tij, dhe tani duhet të mendojë se ku do ta pres sezonin e ri.

Lojtari nuk e di skuadrën e radhës, por ‘Marca’ raporton se lojtari nuk dëshiron të luajë në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Emri i kolumbianit është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm në Serie A, me skuadrat e Juventus dhe Napoli si destinacion të mundshëm.