Janë mbledhur 31.570.576 denarë në llogari të Fondit të solidaritetit

Kryqi i Kuq i RM-së informon se deri më sot janë mbledhur 31.570.576 denarë në llogari të Fondit për solidaritet dhe 13.069.400 denarë me thirrje në numrat e telefonit 075/070/077 143-400.
Nga Kryqi i Kuq informojnë se deri tani janë distribuuar 28.250 pako me ushqim, 21.000 ushqime ditore, 9.700 ushqime të ngrohta, 1.948 ushqim i konservuar, 17.617 litra qumësht, 15.422 litra kos, 4.538 paketa higjienike, 683 pako për foshnje, 265 ton ujë, 746 pako pelena, 556 dyshekë, 4.392 batanije, 600 kg veshje, 734 palë çizme, 332 litra dezintal, 98 karroca për ndërtim, 126 lopata, 1036 maska…
Janë bërë 156 asistime në ndihmën e parë nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq.
“Në katër qendra të strehimoreve, Ranka Millanoviq, Seniç, Partenie Zografski dhe në Internatin FON, ku janë akomoduar 310 persona, janë distribuuar ndihmë plotësuese humanitare, terapi me ilaçe për të sëmurët kronik dhe për më të prekurit.
“Në bazë të informacioneve të marra nga terreni Kryqi i Kuq apelon që të dhurohen artikujt vijues: ushqim të konservuar, ushqim për fëmijë dhe pelena, mjete të higjienës, dezinfektues, lopatëza, çizme të gomës, kova, doreza gome, peshqir, pelena për të rritur, qese plastike për plehra. Ndihma mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe” – Shkup nga ora 8 deri në orën 18. (Telefoni për kontakt: 3 096 227)