“Janë pika ime e dobët” – Labi mallëngjehet për gjyshërit brenda shtëpisë së BBVK

100

Edhe pse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga hyrja e Labit në Big Brother VIP Kosova 4, banori ka përjetuar një moment të fortë emocional brenda shtëpisë.

Teksa qëndronte vetëm dhe bënte një monolog me veten, Labi u mallëngjye duke folur për gjyshërit e tij, të cilët i ka jashtë dhe i mungojnë shumë.

Ai rrëfeu se gjyshërit janë pika e tij më e dobët, sepse përmes tyre ndien aromën dhe praninë shpirtërore të babait të ndjerë.

“Jam mërzitur shumë dhe janë pika ime e dobët. Ata janë aroma e babait tim, dhe kam frikë shumë se ndoshta nuk do ta shoh më, sepse ishte shumë keq”, tha Labi me zë të dridhur.

Momenti preku publikun, duke treguar se banori, pavarësisht hyrjes energjike në shtëpi, mban brenda një mall të madh dhe një ndjenjë të thellë lidhjeje me familjen.

Labi hyri mbrëmë (e hënë) në BBVK dhe që në çastet e para pati edhe një ballafaqim të shkurtër me Shkurtën, por duket se emocionet familjare e kanë pushtuar shumë më tepër gjatë ditës së sotme.

Comments