JANEVA DHE ZVËRLEVSKI NË SEANCË TË KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK

372
fresco
midle

Prokurorja speciale Katica Janeva arriti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do ta prezantoj Raportin gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale Publike. Në seancë është prezent edhe prokurori publik Marko Zvërlevski, i cili do ta prezantoj Raportin vjetor për punën e prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015.

Seancën kuvendore, në të cilën do të shqyrtohen raportet e prokurorive, kryetari i kuvendit e caktoi për të hënën më 26 shtator.

Prokurorja speciale Katica Janeva javën e kaluar deklaroi se është e gatshme ta prezantojë raportin e dytë gjashtë mujor para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe para Këshillit të prokurorëve publik.

Janeva theksoi se PSP do të vazhdoj me punën e saj me qëllim që qytetarët e RM-së ta kuptojnë të vërtetën për atë kush dhe në cilën mënyrë në përudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka kryer vepër penale lidhur dhe e cila del nga përmbajtja e ndjekjes së kundërligjshme të komunikimeve.

Ajo apeloi që Parlamenti t’i miratojë ndryshimet e parashtruara nga ana e saj të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve  që të mundet PSP të hyj në thelbin e lëndës siç janë “Martin Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopoti”.

Në raportin e PSP mes tjerash qëndron se janë realizuar 28,75 për qind nga buxheti i kësaj Prokurorie Publike për vitin 2016, ndërsa posaçërisht, siç theksohet, për theksimin e katër hetimeve të hapura kundër 40 personave dhe dy aktakuza të parashtrua kundër gjithsej 21 personave, si dhe veprimet e shumta të ndërmarra.

Në raport theksohet se prej 1 prillit të këtij vitit në PS janë pranuar gjithsej 34 persona të cilët janë të punësuar në shërbimin e prokurorisë publike, si dhe persona të cilët kryejnë punë ndihmëse dhe teknike. Me kontratë pune janë angazhuar tre persona kështu që ekipi i kësaj Prokurore Publike, përfshin edhe ekipin e prokurorëve dhe hetueseve, për momentin numëron 74 persona,

“Në periudhën raportuese intensivisht punohet në marrjen në pyetje dhe përpunimin e materialeve të dorëzuara dhe në përfundim me 15 shtatorin në proces të përpunimit janë 55.250 audio fajlle gjegjësisht 12 për qind nga të gjitha audio fjallet e dorëzuara. Dinamika e konfirmuat e marrjes në pyetje dhe përpunimit të materialeve do të vazhdoj edhe periudhën e ardhshme”, informon PSP në raport.

Janë parashtruar gjithsej 901 kërkesa në pajtim me nenin 287nga Ligji për procedurë penale, 36 urdhra sipas nenit 284 nga Ligji për procedurë penale, janë përpiluar gjithsej 324 procesverbale për marrjen në pyetje të personave, prej të cilëve 264 për dëshmitar të marrë në pyetje dhe 60 persona të dyshuar, dy propozime për marrjen e lëndës, 27 kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe janë parashtruar gjashtë lutje për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Comments