Janeva, hetuesi i PSP-së u arrestua në kryerje të detyrës; Spasovski: Hetuesi i arrestuar po fotografonte objektin e Mijallkov

301

Një Hetuesi i Prokurorise Speciale ishte arrestuar mbrëm dhe dërguar  në stacionin policorë Beko, por aim ë pas është liruar ka deklaruar prokurorja speciale Katica Janeva.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për hetues i cili me urdhër të Prokurorisë Speciale ka qenë në një vend për të konfirmuar se ku jeton saktësisht një person. E pamë se ai u arrestua pa bazë dhe është mbajtur në stacion policor tha JAneva sipas të cilës për diçka të tillë nuk egyiston asnjë document I shkruar.

Për arsyet e mbajtjes në stacionin policorë duhet të jep hollësi komandanti I stacionit policorë. Poashtu janeva njoftoi se një hetues tjetër ishte larguar pa vullnetin e tij nga hapsira e DSK-së edhepse po vepronte sipas urdhërit gjyqësor. Ndërkohë Minsitri I Brendëshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se hetuesi i PSP-së është arrestuar mbrëm duke e fotografuan objektin i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sipas tij është pothuajse i plotrësuar dokumentacioni për këtë çështje nën hetimin e PSP-së, ndërsa priten të krijohen kushtet nga përfaqësuesi i “Erikson”, që është prodhuesi I aparaturës që shfrytëzon DSK.

Spasovski tha gjithashtu se objekti i DSK-së është i siguruar sikurse dhe MPB-ja, dhe se pajisjet që gjenden në godinën e DSK-së janë në mbikqyrje të MPB-së.

Ndërkohë Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), mbrëmë nuk i është lejuar që të hyjë në rrethin e MPB-së, pasi që, prokurorja speciale është drejtuar deri te Ministria që të vërtetojë për çfarë arsye të është larguar hetuesi i tyre nga hapësirat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Megjithatë, pas disa telefonatave, Janeva me ekipin e sajë, mbrëmë arritën të hapin portaën e MPB-së dhe të futen brenda.

Comments