Janeva në takim me eurokomisarin Hahn



Eurokomisari për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, në zyrat e Delegacionit të BE-së në Shkup ka pritur Prokuroren Speciale, Katica Janeva.
Ndërkohë Hahn pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryetarët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Siç bëhet e ditur, Hahn paraprakisht është takuar me përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare dhe me kryeministrin Emil Dimitriev.