Janeva paralajmëroi padi penale kundër zv/ministrit të MPB-së dhe drejtorëve të DSK-së BSP-së

212

Moebel THEMA

katica-janeva-480x319

Prokurorja speciale, Katica Janeva, mbrëmë ka paralajmëruar se do të ngrejë padi penale kundër personave të cilët nuk kanë vepruar në bazë të urdhrit gjyqësor, gjegjësisht e kanë penguar hetimin e hetuesve dhe prokurorëve gjatë bastisjes në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), njofton Portalb.

Sipas saj, gjatë 48 orëve, PSP i ka dokumentuar të gjitha tentativat për pengimin e drejtësisë dhe duke mos i respektuar dy urdhrat gjyqësor me të cilat PSP, ka kërkuar që të merr dëshmi në DSK, lidhur me sistemin kompjuterik për përgjim dhe dokumentet për masat hetuese të veçanta.

Shumë persona do të marrin padi penale, njoftoi Janeva.

“Jo vetëm, tre, shumë persona do të marrin padi penale, sepse është koha për atë”, u përgjigj në pyetjen se a do të ngreni padi penale kundër, drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe zë/ministrit plotësues të MPB-së, Oliver Andonov.

Comments