Janeva për rastin “Monstra”: Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Këshilli i Prokurorëve

127

Prokurorja Speciale Katica Janeva e pyetur nga gazetarja e TV SHENJA në lidhje me rastin “Monstra” tha se ata nuk kanë marrë përgjigje ende nga Këshilli i Prokurorëve nëse janë kompetente për këtë lëndë apo jo.

“Për shkak të mos bashkëpunimit ne nuk kemi mundur të vazhdojnë me disa veprime. Ka shumë lëndë që janë dashur të hapen por që nuk janë hapur. Si të ju them, si do të rrjedh ritmi i kësaj Prokurorie unë vendos. Unë nuk vendosa ta hap lëndën Shkupi 2014. Aty janë kërcënuar të drejtat e gjithi qytetarëve. Ka shumë vepra. Puna jonë do të vazhdoj. 1 korriku asgjë nuk është për ne. Ne do të vazhdojmë edhe më tej me punë”, ka thënë Janeva, raporton SHENJA.

Comments