Janeva premton hapjen e rastit “Monstra” nëse ndryshon ky ligj!

206

Moebel THEMA

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, ka deklaruar se pa ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, nuk mund të hapet proces për rastin “Monstra”. Janeva ka shtuar se për shkak të frikës për sigurinë e dëshmitarëve, nuk munden të hapen procese as për rastin “Sopoti” dhe për vrasjen e Martin Neshkovskit, transmeton Gazeta Lajm.

Sjellja e këtij ligji tani është në duar të partive shqiptare BDI dhe PDSH, sepse të premten grupi i deputeteve të LSDM-së, PRSD-së, PLD-së dhe PLT-së, deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dorëzoi një kërkesë për të thirrur mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës, bëri të ditur deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.
Ai tha se në rend dite LSDM propozon Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Ndryshim i Ligjit për Prokurori publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes jolegale e komunikimeve.
“Me miratimin e këtyre ligjeve, do të përkrahen kërkesat e institucionit të pavarur, Prokuroria speciale publike, me një qëllim-për t’u mundësuar punë të papenguar dhe realizimi i qëllimit të formimit të saj”, tha Shilegov.

Nëse marrin mbështetjen e deputetëve të BDI-së dhe të PDSH-së, këto dy propozim ligje do të kalojnë pa problem në Kuvend me ;ka do të hapet rruga që PSP të procedojë Mostrën, Sopotin dhe vrasjen e Martin Neshkovskit.
Shilegov me tjerash theksoi se LSDM pret që kjo mbledhje të caktohet më shpejt që të jetë e mundur. U bëjmë thirrje të gjithë partive politike që të bashkangjiten dhe ta japin përkrahjen e tyre me këtë inicijativë. U bëjmë thirrje të gjithë deputeteve një nga një, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, ta japin përkrahjen e tyre individuale për t’u marrë këto ligje, shtoi ai.
“Kemi parasysh se të gjithë ata dhanë përkrahjen e tyre të hapur për të formuar këtë prokurorinë. Si deputetë dhe përfaqësues të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, kemi obligim për t’u përpiqur për të drejtën, për të dhënë fund vjedhjes, për respekt ndaj të ndershëmve dhe për t’i dënuar kriminelëve.Qytetarët kanë besim të madh te Prokuroria speciale publike dhe duke nisur prej atje, obligimi ynë është që të bëjmë çdo gjë që nevojitet ky institucion ta sqartojë skandalin me përgjimet dhe ta hapë udhën për një shtet të drejtë”, theksoi Shilegovi.
Ai më tej theksoi se vjedhja duhet ndalur, do t’i kthejnë parat!Do të ketë drejtësi!

Comments