
Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku ajo do të japë deklaratë për rastin “Reket”.
“Unë jam akoma prokurore speciale. Prokurorët e mi po punojnë në rastet dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të përfundojnë disa raste. Sa për deklaratën time sot, shpresoj që me argumentet e mia të shpejtoj hetimet”, tha Janeva.
Përpara godinës së PTHP-së, Janeva përveç nga ekipet e shumta të gazetarëve u prit edhe nga avokati, Stevan Pavleski.