Janeva vë në pikëpyetje sigurinë e shtetit!

433

Zv.ministri i punëve të brendshme Oliver Andonov, ka akuzuar Katica Janevën se është e papërgatitur dhe joprofesionale dhe se ka bërë gabim me kërkesën e të dhënave nga viti 2008 deri 2015, duke vendosur në pikëpyetjesigurinë kombëtare.

“Siguria kombëtare është kërcënuar për shkak se Janevaka kërkuar të gjitha të dhënatnga periudha 2008 deri 31 dhjetor 2015.

Duke pasur parasysh se disa lëndë hetimore ende vazhdojnë, nuk mund të bëjmë përcaktimin e të dhënave të cilat do ta ndihmojnë prokurorinë speciale.

Janeva insistoi që t’i marrë të dhënat, ndërsa kjo mund të çojë deri tek rrezikimi i jetës së punëtorëve operativ, të cilët akoma punëjnë në terren”, ka deklaruarAndonov.

Këto reagime Andonov, i bëri pas deklaratës së prokurores speciale KaticaJaneva mbrëmë në orën 1 të natës.

Comments