Jankullovska dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, po merren në pyetje nga PSP-ja


Ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, sot në ora 13:00 është paraqitur në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Jankulloska është e dyshuar në rastin “Fortesa”, që PSP-ja e hapi në lidhje me shkatërrimin dhe asgjësimin e dy sistemeve, me të cilat supozohet sejanë kryer përgjimet e paligjshme. Në PSP, sot është edhe Toni Jakimovski, i dyshuari i dytë i rastit “Fortesa”. Ai ishte shef i kabinetit të drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Ndryshe, lënda “Fortesa”, ka të bëjë me shkatërrimin e dy sistemeve, që sipas PSP-së, janë kryer përgjimet e paligjshme dhe si pasojë e shkatërrimit të tyre, buxhetit të shtetit i janë bërë dëm 10 milionë euro. Në këtë lëndë janë të përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy eprorë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.