Adnan Januzaj ka reaguar në Facebook pas largimit nga Manchester United.
Pasi u zyrtarizua si futbollist i Real Sociedadit, kosovari ka falënderuar Unitedin për aventurën e mrekullueshme.
“Ku të filloj… Kam pasur momente të jashtëzakonshme me Manchester Unitedin prej që isha pjesë e skuadrës. Dua të falënderoj shokët e skuadrës që erdhën dhe u larguan nga skuadra. Ishte kënaqësi të luajë me ju. Faleminderit edhe për disa prej trajnerëve dhe stafit që punuan te Manchester United për ta bërë këtë klub të madh”, shkruan Januzaj, përcjellë “Lajmi.net”.
“Fatkeqsisht kohës sime në klub i erdhi fundi, kjo nuk ishte ajo që desha por unë gjithmonë do të kem dashuri për Manchester Unitedin. Në fund, një falënderim i madh për tifozët që më qëndruan pranë në momente të mira dhe të këqija. Nuk do të harrojë kurrë mbështetjen pozitive. Faleminderit”, u shpreh ai.