Java e 13-të, Feronikeli sfidon Drenicën, Josa përballë Maganit

415
fresco

Java e 13-të e IPKO Superligës së Kosovës kulmon këtë të mërkurë me sfidat e tre skuadrave kryesuese që do të keni mundësi t’i ndiqni të gjitha live në ekranin e Supersport në orën 13:30. Në Drenas, Feronikeli i Zekirija Ramadanit pret Drenicën. Vendasit që kryesojnë dhe klasifikimin janë dukshëm favoritë por Drenica nuk duhet nënvlerësuar kurrësesi pasi është një skuadër që i hap probleme çdo kundërshtari. Në kryeqytet Prishtina pret Trepça ’89 në një sfidë brenda sfidës edhe për dy trajnerët shqiptarë Mirel Josa e Gugash Magani. Përballë skuadrës mitrovicase që po has shumë probleme në këtë fillim sezoni, Prishtina do të synojë me çdo kusht fitoren e 5-të radhazi në kampionat për të shpresuar edhe te ndonjë hap fals i Feronikelit që do ta ngjiste në krye. Ndeshje më të lehtë në letër ka Llapi që pret në Podujevë Ballkanin ndërsa parashikohet thjeshtë si formalitet fitorja e Gjilanit përballë KEK-ut.

Comments