Java e 13 vjen me takime spektakolare, Daja rikthehet në Korçë

Mbyllja e javës së 12 të kampionatit shqiptar, bëri që të rikthehej sërish në krye Partizani, që shkoi në kuotën e 28 pikëve, dy më tepër se Skënderbeu, që u “dorëzua” sot ndaj Laçit.
Java e 13 do të sjellë një sërë përballjesh mjaft interesante, që mund të ndryshojnë sërish kompozimin e tabelës së renditjes, pasi Partizani do të presë Laçin, ndërsa në Korçë do të rikthehet Ilir Daja me Flamurtarin e tij.
Edhe Kuëksi do të ketë një sfidë aspak të lehtë ndaj Teutës, takim ku 3-pikëshi është një detyrim, për të mos humbur kontaktet me kreun dhe për të mos dalë kaq herët nga gara për titullin kampion.
Ja ndeshjet, datat dhe oraret, për javën e 13-të Kategorisë Superiore:
E Diel
Luftëtari-Tirana 14:00
Kastrioti-Kamza 14:00
Skënderbeu-Flamurtari 17:00
Partizani-Laçi 17:00
E Hënë
Kukësi-Teuta 14:00