Java e ardhshme, vëmendja në Durrës e Elbasan

474

Java e 11 do të luhet këtë fundjavë, e ndarë mes ditës së premte dhe të shtunë, ndërsa premton sfida mjaft interesante, ku vëmendja do të jetë e përqendruar në Elbasan dhe Tiranë.

Kjo pasi në “Elbasan Arena”, Kukësi do të presë skuadrën e Flamurtarit, në një sfidë që premton të jetë spektakolare, për vetë forcën e dy ekipeve dhe synimeve që ato kanë.

Ndërkohë, në Durrës do të udhëtojë Tirana e Ardian Memës, që mbetet e zhytur në krizë rezultatesh dhe do të kërkojë kthesën ndaj Teutës, që nga ana e saj nuk humb prej disa javësh.

Kryesuesit pritet të kenë një sfidë të lehtë në letër, pasi do të presin në stadiumin “Skënderbeu”, krutanët e Kastriotit, që mbajnë vendin e fundit në renditjen e kampionatit, ndërsa Partizani do të impenjohet në përballjen me Kamzën, po në “Selman Stërmasi”.

E Premte:
Kukësi-Flamurtari 18:00
Teuta-Tirana 18:00

E Shtunë
Luftëtari-Laçi 14:00
Partizani-Kamza 17:00
Skënderbeu-Kastrioti 17:00

Comments