Javën tjetër rikthehen temperaturat dimërore

547
fresco

Ndryshime drastike të motit javën e ardhshme. Sinoptikanët paralajmërojnë herë temperatura pranverore e herë dimërore. Një ditë pas nisjes zyrtarisht të stinës së pranverës, më 22 mars rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës.

“Temperaturat nesër do të jenë pak më të ulëta krahasuar me sot, do të lëvizin në interval prej 9 deri në 15 gradë, të martën do të kemi stabilizim të motit ndërsa të mërkurën sërish mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat kryesisht do të përqendrohen në pjesët perëndimore. Ndryshim më të madh të motit presim të enjten ku edhe do të kemi masë të ftohtë të ajrit, kështu që reshjet që do ti kemi gjatë ditës do të shndërrohen në borë në pjesët veriore sepse fillimisht këtu do të ndjehet i ftohti. Mot I ftohtë do të mbaj edhe të premten dhe të shtunën ku do të kemi reshje të dobëta të borës”, deklaroi Lençe Rizova, sinoptikane.

Moti i keq nuk ka lënë pa prekur edhe vendet e rajonit. Reshjet dhe erëra të forta përfshinë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Në Shqipëri dhjetëra biznese mbetën nën ujë në Shkodër ndërsa, Deti i trazuar shkaktoi probleme të mëdha në zonën turistike të Shëngjinit. Ndërkohë në Mal të Zi janë nga dallgët e larta janë përmbytur të gjitha shëtitoret e qyteteve bregdetare ndërkohë që në Kroaci shumë shtëpi mbeten nën ujë dhe rreth 600 banorë u evakuuan për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve dhe shkrirja e menjëhershme e borës. Në Kroaci, më i prekur është rajoni Lika ku banorët e saj frikësohen se mund të përsëritet viti 2010 ku u përmbytën mbi 150 shtëpi.

Comments