JEP DORËHEQJE THEMELUESI I ASH DEGA KUMANOVË DHE LIKOVË

495

Rexhail Aziri, ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Shqiptarët.

Ai është ndarë i pakënaqur me lëvizjet e fundit në ASH.

Sipas tij, partia i përket vetëm një klani që nuk ka për synim të mirën e partisë.

“Edhe njerëz të tjerë që dje ishin me Aleancën e që nga sot e tutje nuk do ta përkrahin, ndajnë të njëjtën pakënaqësi. Unë kam listën me anëtarët që më s’do të jenë pjesë e kësaj partie. Megjithatë të njëjtit nuk kanë dashur të dalin publikisht, për të kumtuar se do të pushojnë aktivitetet partiake”, ka deklaruar Rexhail Aziri.

Rexhail Aziri ka qenë ndër themeluesit e degës së ASH-së në Kumanovë dhe Likovë, si dhe pjesë e Këshillit për strategji politike brenda Aleancës

Comments