Jeremy Hunt emërohet sekretar i jashtëm i Britanisë

276

Kryeministrja britanike Theresa May emëroi të hënën Jeremy Hunt si sekretar të ri të Jashtëm.
Emërimi vjen pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Boris Johnson në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për një marrëdhënie tregtare të ngushtë me Bashkimin Europian.

“Mbretëresha pati kënaqësinë të miratojë emërimin e deputetit Jeremy Hunt si Sekretar i Jashtëm dhe i Çështjeve të Komonuelthit,” u tha zyra nga e May në një deklaratë.

Comments