
Maqedoninë e pret edhe shumë punë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. Kësaj rruge i paraprijnë zbatimi i reformave të brendshme të rekomanduara, krijimi i raporteve të mira fqinjësore dhe zgjidhja e kontestit emrit shumëvjeçar të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ambasadorët e ShBA-së dhe Gjermanisë, Xhes Bejli dhe Tomas Norbert Gerberih, gjatë në konferencës “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, thanë se anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike është në interes të stabilitetit të vendit, por edhe të rajonit. Bejli deklaroi se ShBA-ja vazhdon të mbështet Maqedoninë dhe mbetet partnere e saj në përpjekjet për të përmbushur këtë synim.
“Maqedonia duhet të vazhdojë me reformat e brendshme demokratike, me investimin në modernizimin e armatës dhe të ndërtojë lidhje të forta me fqinjët. NATO vazhdimisht vërteton përpjekjet nga Bukureshti për anëtarësim të Maqedonisë, kur do do të gjindjet zgjidhje e përbashkët e kontestit të emrit me Greqinë. Nuk ka iluzione se ajo do të zgjidhet brenda natës, por siç na rikujtoj zëvendës presidenti Majk Pens në Podgoricë, tani është momenti historik për përparimin e rajonit dhe ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni atë”, ka thënë Xhes Bejli, Ambasadori i ShBA-së në Maqedoni.
Ndërkohë, ambasadori gjerman, Tomas Norbert Gerberih, deklaroi se procesi i thellë i reformave kërkon forcë dhe guxim. Ai tha se vendi ndodhet para një procesi të rekonstruimit në aspektin politik, ekonomik dhe social dhe se këto reforma janë të vështira. Por, ai shtoi se ato janë në interes të vendit dhe Ballkanit Perëndimor. Ai po ashtu ka theksuar se është e rëndësishme përmirësimi i marrëdhënie fqinjësore.
“Tensionet e javës së kaluar me Serbinë janë edhe një tregues për rëndësinë që të punohet me këmbëngulje në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. I gjithë rasti është produkt i nacionalizmit dhe ndarjes etnike, të cilat janë përsëri në pah. Pavarësisht nëse vendet do të anëtarësohen në NATO, është veçanërisht e rëndësishme të zbatohen reformat që të mund vendet të jenë konkurente. Anëtarësimi në NATO është qëllimi, ndërsa anëtarësimi në NATO dhe BE është mënyra më e mirë që të stabilizohet Maqedonia”, ka deklaruar Tomas Norbert Gerberih, Ambasadori i Gjermanisë.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov deklaroi se vendi i 30-të anëtarë i NATO-s duhet të jetë Maqedonia. Ai theksoi se Maqedonia si vend që e sheh veten si anëtare të NATO-s, në periudhën e ardhshme do të rrisë pjesëmarrjen e saj në misionet ndërkombëtare të paqes për 20 për qind, ndërsa buxhetin në fushën e mbrojtjes për çdo vit do ta rrisë prej 0.2 për qind.

