Çfarë saktësisht ka bërë në jetën e tij para se të bëhej president i Rusisë, në Gjermaninë Lindore, Vladimir Putin?
Në vilën ngjyrë gri, në rrugën piktoreske të Angelikastrase nr.4 në Dresden, në kodrën mbi lumin Elba, ai kaloi pjesën e dytë të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, një i ri nga KGB-ja ishte njëri ndër spiunët e rekrutimit të gjermano-lindorëve.
Emri i tij është Vladimir Vladimirovich Putin. Ai ka lindur në Leningrad në vitin 1952, në një familje të klasës punëtore. Në vitin 1970 ai u regjistrua në studime për drejtësi në Universitetin e qytetit të tij dhe ishte rekrutuar nga KGB-ja pesë vjet pasi diplomoi në universitet.
Disa vite i kaloi si spiun në Leningrad, ndërsa në fillim të viteve të tetëdhjeta ai ishte ftuar në Moskë për të marrë pjesë në një institut elite për trajnim të inteligjencës, transmeton gazetametro.net.