Maxhoranca është duke shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit duke planifikuar edhe mbajtjen e mitingut përmbyllës të këtyre zgjedhjeve.
Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës.
Mitingu për mbylljen e fushatës do bëhet ditën e premte në Vlorë.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është zgjedhur deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa dhe dy zgjedhjet e fundit mitingjet finale janë mbajtur në këtë qytet.