Jo vetëm ISIS-i, policia irakiane torturon dhe vret banorët e fshatrave


Burrat të veshur me uniforma të policisë federale e Irakut janë raportuar të kenë torturuar dhe vrarë banorët e fshatrave në jug të Mosulit, thotë ‘Amnesty International’.
Provat e mbledhura nga grupi thonë se deri në gjashtë persona nga rrethet e fshatrave të Shura dhe Qayyarah u vranë pasi u arrestuan me dyshimin se kishte lidhje me të Shtetin Islamik.
Rreth 50,000 forca irakiane,mijëra luftëtarë kurdë Peshmerga, fiset sunite arabe dhe milicët shiite janë përfshirë në operacionet tre-javore kundër ISIS-it.