| Origjina shqiptare e Kontit Jani KAPODISTRIA (1776-1831) Joani Kapodistria lindi në një familje gjirokastrite. Familja e tij për ti shpëtuar ndjekjeve të turqve u vendos në ishullin e Korfuzit. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumenta të historianëve grek dhe shqiptar. Historiani grek Panajot Arvantinoit në enciklopedinë greke vëllimi i pestë, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria Kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagjia Manalat e qytetit të Gjirokastër. Edhe historiani tjetër grek Trifon Evangjelidhi në librin e tij “Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisë 1828-1831”. Shkruan: Kur u inagurua në ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias më 12 prill 1887, gazetarët grek në Athinë shkruanin në shtypin e kohës se: Joani Kapodisrias e ka origjinën nga Gjirokastra e Epirit. Ndër ta gazetarët Vasil Zoto, Teodor Bovo dhe Athanas Petrilli në gazetën “NEA EFHMERIDHA”(GAZETA E RE) të datave 10 dhe 12 maj 1887 deklaronin se Joani Kapodistria ishte nga Gjirokastra. Prof. i madh Eqerem Çabej tregon se babai i Joani Kapodistrisë quhej Andon Gjika i cili ndiqej nga turqit për arsye se bashkë me vëllanë e tij më të vogël kishte qenë pjesëmarrës në kryengritjen e Himarës. Ata për ti shpëtuar ndjekjeve të turqve u larguan për në ishullin e Korfuzit. Me vete Andon Gjika mori edhe dy djem e tij Vironin dhe Jonain (sot e kësaj dite në rrethin e Gjirokastër fëmijët pagëzohen me emrin Viron, një liqen midis Gjirokastër dhe fshatit Mashkullorë quhet Viroi). Ndërsa xhaxhai i Joaniti, Gjin Gjika mbeti në Gjirokastër dhe u kthye në fenë myslimane me emrin Ahmet dhe titull BEJ. Andon Gjikës i lindën edhe dy djem të tjerë kur u vendos në Korfuz të quajtur Agustini dhe Grigori. Profesor Drenika nga fshati Vunoi shkruan se: Joani Kapodistria ka lidhje gjaku edhe me Elena Gjikën e njohur edhe me emrin Dora D’Istria. Vërehet se prapashtesa e Kapodistrisë ISTRIA është edhe mbiemri i Dora D’ISTRIA. Po kështu, studiuesi juristi Mexhit Kokalari në librin “Epiri, Kryeqendra e qytetrimit antik në Evropës”, sjellë dëshmi se Joani Kapodistria ishte nga lagjia Manalat. Shtëpia e familjes së Joani Kapodistrisë është shpallur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës të Tiranës Monument Kulture dhe ruhet nga shteti. Në të vërtetë Joani Kapodistria quhej Gjon Gjika por, pasi në fëmijëri e birësoi familja e Viktor Kapodistrisë ai u quajt dhe u njoh Konti Joani Kapodistria i cili u diplomua në mjekësi dhe drejtësi në Padova të Italisë. Familja e Viktor Kapodistrisë ishte vetë me origjinë shqiptare. Mbas vdekjes së Skënderbeut disa kontë si Brati, Dukainët, Brunet, Boriçi etj., emigruan në qytetin e Venedikut të Kapodistrias të Istrisë. Viktor Kapodistria në të vërtetë quhej Viktor Viktori, por pas një grindje me kontin Verzi e ndryshoi mbiemrin në Kapodistria në kujtim të vendlindjes së tij. |

