Jordi Alba komenton futjen e Messit në “Camp Nou”: Ne të gjithë e kemi nga një çels të stadiumit!!
Ish-lojtari i Barcelonës, Jordi Alba ka komentuar futjen e Lionel Messit në “Camp Nou” ditë më parë.
Ylli argjentinas ditë më parë publikoi një foto në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Indeksonline
Messi befasoi të gjithë, kur u shfaq në stadiumin e klubit katalunas – pa paralajmërim, pa media, pa asgjë. Ai thjesht vizitoi stadiumin ku kaloi momentet më të mira në karrierë.
Jordi Alba në një intervistë, pyetet nëse do ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen.
“Nuk e kam ndërmend të futem fshehurazi në Camp Nou për të bërë disa foto (qesh). Ne të gjithë e kemi nga një çels të stadiumit, veçanërisht ata që kaluam shumë kohë këtu.
“Nuk e dija që Messi do shkonte atje”, u shpreh Jordi Alba.

