Kryetari i partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se pasojat e moszgjidhjes së problemit të Kosovës dhe mbajtjes së saj në kuadrin ekzistues mund të jenë fatale për Serbinë.
Ai për Tv Prva tha se nuk mund të humbet dy herë, dhe se në rastin e Kosovës nuk zgjedhin midis së mirës dhe së keqes.
Jovanoviq mendon se për momentin, problemi kryesor i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës është se ne nuk” kemi ndryshuar mjaftueshëm si një shoqëri” dhe se sipastij, Serbia nuk e kalon testin e racionalitetit.
“Nuk ka zgjidhje të mirë për Kosovën ne nuk zgjedhim midis së mirës dhe së keqes. Ju nuk mund të humbni dy herë njësoj” tha ai, transmeton Klan Kosova.