“Ju keni çelësin, por jo sekretet e mia”, Adelina mahnit nga Austria

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka ndarë një postim të ri nga Vjena, ku shfaqet mjaft elegante dhe me një stil të veçantë.
E veshur me të zeza dhe duke kombinuar detaje luksoze, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram, shkruan Indeksonline.
“Ju keni çelësin, por jo sekretet e mia ”, ka shkruar Adelina në mbishkrimin e fotos, duke shtuar kështu edhe një detaj misterioz.
Postimi ka marrë komente dhe pëlqime të shumta vetëm pak minuta pas publikimit, duke dëshmuar edhe njëherë popullaritetin e saj të madh në rrjetet sociale.