Ju pëlqen të pini kafe pa sheqer dhe të konsumoni ushqime me shije të hidhur – kjo vë në pah tiparet tuaja negative
Hulumtimi u krye në Universitetin e Insbrukut dhe përfshinte 500 femra dhe meshkuj. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që pinë kafe pa sheqer dhe pëlqejnë shijet e hidhura kanë karakteristika që shumëkujt nuk i pëlqejnë.
Ekspertët zbuluan se njerëzit që preferojnë pije me shije të hidhur, si kafeja e zezë pa sheqer ose toniku, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë shenja të makiavelizmit, sadizmit dhe narcizmit, që do të thotë se ata janë më të prirë ndaj tradhtisë, manipulimit, kotësisë, egoizmit ose kënaqen me vuajtjet dhe dhimbjet e të tjerëve.
Pjesëmarrësit në studim duhej të plotësonin katër pyetësorë të veçantë. Rezultatet e publikuara treguan se “njerëzit që preferojnë ushqime dhe pije të hidhura ishin më të prirë ndaj makiavelizmit, psikopatisë, narcizmit dhe sadizmit”, ndërsa njerëzit bashkëpunues, empatikë dhe të sjellshëm nuk ishin të prirë ndaj ushqimeve dhe pijeve të hidhura.
Studime të shumta që janë kryer më parë kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis asaj që hamë dhe asaj se si na shohin të tjerët.
Rezultatet e një studimi të mëparshëm treguan se njerëzit që pëlqejnë ushqimet e ëmbla kanë një shans më të lartë që të tjerët t’i shohin si të këndshëm dhe simpatikë.