Juventus refuzon 100 milionë euro nga ky klub për Higuain

237
fresco

Klubi italian i Juventus ka refuzuar plot 100 milionë euro për sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Të paktën këtë shkruan sot “Tuttosport” e cila shton se janë anglezët e Chelseat ata të cilët kanë dërguar ditët e fundit një ofertë të tillë për lojtarin e Napolit.

Vitin e kaluar kampionët në fuqi të Serisë A aktivizuan klauzolën e bomberit, 90 milionë euro për ta marrë atë nga klubi napoletan.

Pipa mbush 30 vjeç në dhjetor teksa ka edhe katër vite të tjera në kontratë ne italianët. Në sezonin 2015-16 ai u shpall golashënuesi më i mirë me 36 gola.

Comments