Juventusi e mposhtë Romën, shkëputet shtatë pikë (VIDEO)

235

Juventusit i ka takuar derbi i javës në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ në ‘Juventus Stadium’ ka mposhtur 1:0 Romën, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në pjesën e parë.

Ishte sulmuesi Gonzalo Higuain që në minutën e 14’-të shënoi një gol të bukur për t’ia dhuruar tre pikë Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi kryeson me 42 pikë, ndërsa Roma e ndjekë nga pas me 35 pikë.


Gonzalo Higuaín Goal HD – Juventus 1-0 AS Roma… by soccerbond007

Comments