Juventusi e ‘shkel’ Dinamon e Zagrebit

380

Juventusi ka regjistruar fitore bindëse prej 4-0 kundër Dinamo Zagrebit në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e dominoi këtë sfidë që nga minuta e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokoi Miralem Pjanic (24’).

Nuk kaluan shumë minuta dhe Gonzalo Higuain e dyfishoi epërsinë (31’). Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë erdhi goli i parë sezonal i Paulo Dybalas, i cili me një supergoditje e shënoi golin e tretë në këtë sfidë (57’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Dani Alves me një goditje nga gjuajtja e lirë (85’).

Comments