Juventusi i Ronaldos a do fitojë Championsin? Ja si përgjigjet Sneijder

281

Wesley Sneijder mendon se Juventusi edhe me Ronaldon nuk do të fitojë Champions Leaguen.

“Jo, nuk mendoj kështu”, tha Sneijder për beIN Sports, në pyetjen se a do ta fitojë Juventusi Ligën e Kampionëve pas transferimit të Ronaldos.

“Nuk mendoj kështu sepse nuk varet nga një lojtar, natyrisht Juventusi ka bërë një punë të mirë në të kaluarën në këtë kompeticion”.

“Ka skuadra më të forta se Juventusi”.

“Nëse nuk e fitojnë ligën e Serie A-së, atëherë do të befasohesha, ndërsa sa i përket Ligës së Kampionëve mendoj se të duhet më shumë”.

Ronaldo iu bashkua Juventusit gjatë kësaj vere nga Real Madridi për 112 milionë euro,

Juventusi për herë të fundit e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 1996, dhe që nga atëherë i ka humbur pesë finale në këtë kompeticion.

Comments