K.F. “Besa” organizon turneun përkujtimor në futboll të vogël “Jakup Asipi”



Klubi i futbollit “Besa” nga Sllupçani i komunës së Likovës për të shtatën herë do të organizojë turneun e saj përkujtimor në futboll të vogël, “Hoxhë Jakup Asipi”. Ekipet e interesuara mund të paraqiten deri më 17 të këtij muaji (e diel).
Çdo ekip mund të ketë 10 lojtarë, kurse në parket do të luajnë 5+1 futbollistë. Pjesëmarrja në këtë turne të njohur është 100 euro.
Organizatorët bëjnë me dije se interesimi është shumë i madh, dhe se në të do të marrin pjesë ekipe të njohura nga trevat shqiptare.
Sipas tyre, edhe sivjet nuk do të mungojnë çmimet për tre vendet e para, si dhe shpërblime të tjera.
Për çdo informatë në dispozicion keni edhe numrat e telefonit: 070/722-946 dhe 070/494-570./lajm