Ka ende trupa nën rrënoja pas tërmetit në Itali, vazhdojnë kërkimet 

290
fresco

 

midle

A rescue worker and a dog search among debris following an earthquake in Amatrice, central Italy, August 27, 2016. REUTERS/Ciro De Luca

Ekipet e shpëtimit besojnë se ka ende trupa të humbur qe duhet kërkuar në qytetin e shkatërruar të Amatrice, pesë ditë pasi një tërmet shkatërrues goditi Italinë qendrore, duke vrarë të paktën 290 persona, shkruan “Reuters”.

Banorët e qytetit malor thanë deri në 10 persona janë ende të zhdukur dhe shërbimet e emergjencës thanë se mund të kenë lokalizuar tri kufomat në Amatrice në hotel “Roma”, i cili, si shumë ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti së mërkurës.

“Jam i sigurt se gjendet edhe një person tjetër në hotel, bëhet fjalë për xhaxhai tim,” tha zëvendës kryetari Gianluca CARLONI.

“Është absolutisht jetike të përfundojë sa më shpejt faza fillestare për tu siguruar se nuk ka më trupa nën rrënoja”,  tha ai

Comments