Ka mungesë të unitetit të faktorit politik shqiptar

205
fresco

Shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete dhe jetojnë të defaktorizuar, për të vetmen arsye, mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptar në Ballkan. Por, përpara se të ketë unitet të faktorit politik shqiptar, në Ballkan, Shaban Murati, ish Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni mendon se njëherë duhet të ketë unitet të politikanëve shqiptar brenda shtetit të tyre, ku jetojnë. Ndërsa, për politologun nga Kosova, Sadri Ramabaja, thotë se gjatë pësimeve në Kosovë, faktori shqiptar nisi një epokë të re. Analisti politik Alajdin Demiri, nga Maqedonia, ka mendimin se shqiptarët janë të përçarë për shkak të interesave të tyre politike dhe personale, ku problemin e sheh brenda etapave, që në kohën e mbretit Zog, kumunizmi i Enver Hoxhës, kohën e socialistëve dhe demokracia, duke përfunduar te faktori politik shqiptar në Shkup, jo vetëm si të përçarë, por edhe të pa gatshëm për të kundërshtuar kushtetutën e këtij shteti, që është problem i vetëm i mos realizimit të kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Faktori politik shqiptar, në Ballkan është një proces, i cili ka filluar që në vitin 1912, me formimin e Shqipërisë, si shtet i pavarur edhe atë në ato vite kur Shqopëria u themelua si shtet i cunguar, për arësye të rrethanave tashmë të njohura historike. Nga ana tjetër, duke patur parasysh se Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Ballkanike, patën për tendencë copëtimin e Shqipërisë si nga ushtria sërbe, pra sërbëve, bullgarëve, etj. Këto rrethana në kohën kur u krijua Shqipëria si shtet dhe pozitën e morri në skenat ndërkombëtare. Mirëpo, pozita e saj në skenën ndërkombëtare dhe faktorizimin në Ballkan, një rol jashtëzakonisht negative luajti edhe koha e mbretit Ahmet Zogu, ose më saktë Esat Pashë Toptanit, për një Marrveshje me Serbin ose me Pashiqin edhe heqja dorë e Kosovës, edhe heqja dorë prej Kosovës në atë kohë dhe kjo ishte ajo kohë ideologjike, ku Shqipëria nuk kishte kapacitet më të avancuar që të bëjë një shtet shqiptar ashtu siç duhet, kështu që shumë pjesë të Shqipërisë ngelën jashtë”, thotë Demiri, për Almakos.

Ai shton se koha e përmbysjeve me dhunë e një rendi shoqëror, qoftë politik apo sferë tjetër, në Shqipëri, sythin e ka te ideologjia. Por, në Kosovë, me autonominë e saj, ajo morri një frymë të re ideologjike kombëtare. Me formimin e Republikës së Kosovës, përpjekjet e shqiptarëve në vendet e tjera do të marrin kahje tjetër, duke luftuar për të drejtat e tyre.

“Koha e Revolucionit, ose koha e pas revolucionit është kohë e ideologjisë, ku nuk ishte ideologji nacionalizimi ose formimi i shtetit, por ishte internacionalizmi. Kështu që Enver Hoxha e shfrytëzoi izolimin e Shqipërisë, për krijimin ose vënien në harresë të çështjes shqiptare. Mirëpo, nga ana tjetër në Kosovë, në IshJugosllavi, Kosova fitoi një status, që ishte shteti i autonomisë. Me fitimin e autonomisë filluan të avancohen në çështjen ideologjike dhe kombëtare. Kjo ideologji, në marrdhënien në anën socialiste ishte e tillë. Kosova filloi të krijojë një uniteti apo identiteti shtetëror. Në fillim ishte autonomia, më pastaj kërkesa për Republikë dhe në fund pas luftës së UÇK-së dhe bombardimit të NATO-s, në Serbi, u formua Kosova, si shtet i pavarur. Mirëpo, nga ana tjetër, me aktin e formimit të Kosovës si shtet i pavarur sikur mori fund orvatjet dhe tendencat të pjesëve të tjera të shqiptarëve si ato në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, në mënyrë që të mos kenë të drejtë dhe kështu e vulosën që këta shqiptarë të jetojnë në këto shtete në forma të ndryshme, në formë të pakicave në Mal të Zi dhe në një formë më të avancuar në Maqedoni”, tha Demiri.

Ai thotë se kjo ishte historia e situatës së re edhe krijimin të shteteve të vonuara, të cilët në Ballkan ishin të vonuara, për arsye të hegjemonisë, të hegjomonisë së Serbisë së madhe, Greqisë, e kështu me radhë.

Ndërsa, për në Maqedoni Demiri shton se ndodh sindromi i telapatisë dhe ndodhjes së problemit të shqiptarëve të mos pasjes së kapacitetit, për të drejtat e veta ose anashkalimin e shqiptarëve si shtet formues.

“Edhe pse janë një numër i konsiderueshëm, të cilët nuk mund të konsiderohen si pakicë. Kjo u pa me formin e Maqedonisë si shtet i pavarur dhe nga ana tjetër ndoshta edhe mosnjohja e akteve juridiko-politike si të kushtetutës dhe Marrveshjes së Ohrit, me të cilët u vunë pengesa në fillim percide dhe subreale të pushtetit Maqedonas kundrejt shqiptarëve. Fakti që me një luftë u dështua dhe përfundoi me një marrveshje jo të definuar, e sqaron atë se kapacitet shtetbërëse të shqiptarëve në Maqedoni, që janë në një nivel të ulët dhe asnjëherë nuk ditën të artikulojnë atë se çfarë në të vërtetë kërkojnë. Shqiptarët në Maqedoni gjithmonë kanë treguar se ç‘ka nuk duan, mirëpo, asnjëherë nu kanë treguar se ç‘ka duan, që lidhet edhe me situatën aktuale, ashtu siç dështoi marrëveshja e Ohrit, ashtu është duke dështuar edhe kjo platformë e kërkesave të shqiptarëve ndërpartiake, vetëm për një arsye se këto kërkesa mbrapsht parashtrohen dhe atë në atë mënyrë që pengesë kryesore del kushtetuta e Maqedonisë, në anën e maqedonasve, dhe kur del përpara kushtetuta nuk ke si lëviz.

Kemi faktin e “Platformës shqiptare”, për përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, në kushtetutë, kjo pengohet. Pengesë është që gjuhë tjetër, përpos gjuhës maqedonase të mos jetë zyrtare. Në këtë mënyrë shqiptarët duke u kujdesur për Shqipërinë dhe Kosovën, kohën e fundit, nuk dinin të kujdesen, për veten, në avancimin e pozitave në kuadër të shtetit, apo në kuadër të unifikimit të shteteve të tjera. Ky unifikim, gjithsesi se ishte i vështirë pas L.II.B, kur u vunë themelet e shteteve. Edhe në kuadër të këtyre shteteve të formuara u konsoliduan ato shtete, posaçërisht nuk erdh në shprehje në vitin 1991, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë, përsëri shqiptarët nuk u faktorizuan një, unitet si një komb në të gjitha vendet ku jetojnë, por bënë disa lëvizje parciale, ç’është e vërteta Kosova fitoi pavarësinë, pjesët tjera të shqiptarëve ngecën në këtë situatë që janë” thotë Demiri, për Almakos.

midle

Ndërsa, për politologun nga Kosova, Sadri Ramabaja thotë se Kombi ynë, siç dihet, për rrjedhojë të rrethanave historike, nuk ka aritur të përmbyllë procesin e shtetit – komb.

“Epoka e Rilindjes – elitës intelektuale dhe politike të Kombit i shërbeu për të ngjizur dhe formësuar idenë për Kombin, por platforma politike për krijimin e shtetit-komb, siç kishin vepruar kombet tjera në Evropë dhe në rajon, hasi në vështërsi e norme, në përballje me ushtritë shovene të fqinjëve tanë, që nga një konferencë në tjetërn (1878, në Berlin; 1913 në Londër) e shndërruan trupin e Shqipërisë në një torzo.

Kryengritja për Pavaërsi (1912) do të shërbejë për krijimin e nukleusit të Atdheut dhe mbijetesën e Kombit.

Aktualisht, pas çlirimit të Kosovës dhe një fillimi të mbarë të faktorizimit të pjesës së kombit tone, në Maqedoni, mund të thuhet se ka filluar një epokë e re.

Kjo epokë, tashmë, në kapërcyell të ndryshimeve gjeopolitike të pritshme brenda 4 – 5 vjetëve që pasojnë, si brenda BE-së edhe në raportet transatlantike, do të duhej t’na shërbente për krijimin e një doktrine kombëtare, që do të shpiente drejt krijimit të Federatës Shqiptare, duke trajtuar në mënyrë eksplicite edhe pozicionimin e pjesës së Kombit, në Maqedoni, si popull shtetformues.

Në këtë rrafsh, Tirana dhe Prishtina zyrtare, pas këtyre zgjedhjeve të qershorit (11 e 25 qershor), falë ripozicionimit politik të elektoratit, ka mundësi reale të ecë drejt doktrinës së re, që do të faktorizonte Kombin në tërësi”, tha politologu Sadri Ramabaja, për Almakos.

Ndërsa Ish Ambasadori (në një intervistë me gazetaren D.K) mendon se shqiptarët kanë nevojë për unitetin e faktorit politik shqiptar në secilin shtet ballkanik, ku jetojnë.

“Përpara se të kërkojmë unitet ballkanik të faktorit shqiptar, mendoj se duhet të kërkojmë unitet të faktorit shqiptar në Maqedoni, të faktorit shqiptar në Mal të Zi, të faktorit shqiptar në Serbi, etj. Faktorizimi i faktorit shqiptar në secilin shtet ballkanik do të prodhojë faktorizimin e tij rajonal” ka thënë Shaban Murati – ish Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Delvina Kërluku

Almakos.com

Comments