Ka një pakt sekret mes Spanjës dhe SHBA-ve

338

 

 

 

 

 

Ndërsa vendet e Evropës Perëndimore mbështetën gjatë fushatës presidenciale kandidaten e Partisë Demokratike Hillary Clinton, ka një qeveri e cila është tërhequr dhe ka treguar vlerësim për presidentin e ri,  Donald Trump.

Qeveria spanjolle e Mariano Rajoy-t është gati për bisedime të zgjeruara me kreun e SHBA-ve dhe qëllimi është që të forcohet edhe më shumë aleanca mes Madrid-it dhe Washington-it.

Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale”, qëllimi i Spanjës është i qartë: ajo kërkon që të jetë ndërmjetësi i privilegjuar i SHBA-ve me vendet e BE-së dhe atyre të Amerikës Latine dhe Trump e mbështet këtë ide.

Kjo është një detyrë e thjeshtë për Spanjën, që do të rigjejë sërish peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Comments