“Ka shenja pozitive” – Hovenier flet pas takimit me Bislimin, jep disa indikacione për dinarin
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Bislimi, u takua sot në ambientet e Qeverisë me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier, të cilët biseduan për një zgjidhje për dinarin.
Ambasadori amerikan, në një konferencë për media tha se ka shenja pozitive sa i përket çështjes së dinarit. Ai tha se e respektojnë vendimin e BQK-së, por shqetësimi i tyre mbetet tek komuniteti jo shumicë.
“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ka pasë disa shenja pozitive se si mund të vazhdojmë që të kemi ndikim pozitiv në këtë drejtim. Ne e respektojmë vendimin e BQK-së e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në komunitetin serb të Kosovës dhe është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë. Nuk ka dhënë asnjë propozim specifik qeveria është duke punuar në këtë drejtim por mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme”, tha ambasadori amerikan.
Hovienier tutje tha se janë të shqetësuar nga ky vendim, dhe vendimi mund të sjellë pasoja negative për popullatën civile serbe në Kosovë.
“Siç tha kolegu im dje, jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaqërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ambasadori amerikan.
Hovenier tha se ka mundësi për t’u gjendur një zgjidhje.
“Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, tha ai. /Lajmi.net/

