Kabul: Nga sulmi vetëvrasës në xhaminë shiite–dhjetëra të vrarë

165

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës brenda një xhamie shiite në kryeqytetin Kabul, janë vrarë së paku 27 vetë.

Shefi i Departamentit të hetimeve penale në policinë e Kabulit, Fraydon Obaidi, tha po ashtu, se 35 vetë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të sotëm.

Cak i sulmit ishte xhamia Baqir ul-Olum, në pjesën perëndimore të qytetit, derisa besimtarët tuboheshin për një ceremoni fetare.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Comments