
Përdorimi i gjuhës shqipe duhet të trajtohet në dy nivele si gjuhë zyrtare, në organet qëndrore dhe në nivel të pushtetit administrativ vlerson eksperti juridik Osman Kadriu i cili njëherit ka marrë pjesë në hartimin e draftit për përdorimin e gjuhës shqipe që i është dërguar LSDM-së.
Sipas tij përdorimi i gjuhës shqipe në nivel qëndrorë është i një rëndësie të veçantë. Profesori universitar Osman Kadriu thote se në mungesë të shumicës se nevojshme për ndërhyrje në Kushtetutë, duhet intervenuar në avancimin e gjuhës shqipe vetëm në kuadër të normave ligjore.
Me draftin është parashikuar që institucionet qëndrore të komunikojnë në shqip edhe me shkrim që do të thotë aktet që miraton qeveria, ministritë dhe parlamenti të jenë edhe në gjuhën shqipe.
“Ngel çështja e dytë për të cilën nuk ka disponim sidomos nga blloku maqedonas te aktet që sjell qeveria. Qoftë ata jasht qeverisë në atë çfarë quhet opinionin juridik apo atë që i dërgon parlamentit për miratime ato nuk janë të parashikuara në draftin e LSDM-së që ë përpilohen në gjuhën shqipe. Edhe aty duhet të kemi një risi dhe atëherë mund të flasim se deri në një nivel do të kemi të garantuar gjuhën shqipe edhe në suaza të qeverisë dhe pastaj ngel edhe në suaza të ministrive me komunikimin e tyre dhe akteve zyrtare që ata i lëshojnë jashtë organit. Duke marrë parasyshe edhe aktet të cilat i dërgohen palamentit ndërsa parlamenti duhet ti sjellë. Edhe aktet e parlamentit nuk është e paraparë por edhe aty kemi një qasje konkrete në draft propozojmë që aktet që lëshohen nga parlamenti për opinionin për zbatimin e tyre duhet të lëshohen në gjuhen shqipe. Nuk mjafton ajo që deri më tani materialet deputetët i marrin në gjuhën shqipe por e kam fjalën për aktet që i lëshon parlamenti. Psh: aktet që i nënshkruan kryetari i parlamentit të jen në gjuhën shqipe”, shprehet profesori universitar Osman Kadriu, njofton TVM2.
Sipas Kadriut problem në vete mbetet përdorimi i gjuhës shqipe edhe gjatë procedurave gjyqësore dhe jo vetëm të folurit shqip në gjykata.
Kjo sipas tij kërkon një ekspertizë shkencore që duhet të ofrojë zgjidhje në këtë drejtim, qoftë nëpërmjet një ligji të veçantë apo me ndryshimet Kushtetuese.
Me ndryshimet eventuale dhe draftin hartues i të cilit është edhe vetë Kadriu do të avancohet përdorimi i gjuhës shqipe por sipas tij ngelen gjëra që duhet rregulluar me ndryshimet kushtetuese për të cilat mungon shumica e nevojshme në Kuvend.