KAHREMANI ZËVENDËS I GASHIT, SEKRETAR GJENERAL ËSHTË ZHJEDHUR, ZEJD REXHEPI

396
fresco

Mbrëmë në selinë qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup nga krahu i Afrim Gashit, është mbajtur mbledhja e parë e Kryesisë Qendrore.

Në këtë mbledhje janë verifikuar mandati 4-vjeçar i 34 anëtarëve të Kryesisë Qendrore, ndërsa u zgjodh edhe nënkryetari Lëvizjes dhe Sekretari Gjeneral.

Për nënkryetar është zgjedhur deputeti i Lëvizjes BESA, Dr. Nexhbedin Kahremani, që një kohë të shkurtër ishte edhe U.D. Kryetar i Lëvizjes Besa, ndërkaq për Sekretar Gjeneral të Lëvizjes u zgjodh Skender Rexhepi – Zejd, që deri tash e ka ushtruar detyrën e Sekretarit Organizativ në Lëvizjen Besa.

Në fund të mbledhjes u vendos që organet tjera partiake të zgjidhen në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë Qendrore.

Comments