Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se deputetët e Kosovës duhet ta kalojnë Demarkacionin e Kufirit, në seancën që do të mbahet sot, njofton Klan Kosova.
“Raporti i @KDI_kosova na tregon se rinia e Kosovës dëshiron përparim në papunësi dhe liberalizimin e vizave. Deputetët e Kosovës duhet të kalojnë tani Demarkacionin e Kufirit dhe të tregojnë se po i dëgjojnë këto shqetësime serioze”, ka shkruar Delawie në Twitter.