KAM FRIKË TË VISHEM ME PETKUN E POLITIKËS

279
13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300
URIM SALIHU
Ndonjëherë lakmohesh në jetën që bën një tjetër , aq më shumë kur sheh se ai u ngrit nga hici.Ndonjëherë I ndodhur në dëshpërimin e ditëve të rënda të ekzistencës thua vetmevete : do rrezikoj edhe unë .Por dicka të ndal.Kjo është lufta me ndërgjegjen tënde sepse e ndjen se nuk je si ata .E ndjen poashtu se ke një fytyrë që skuqet.E ndjen se po u nise në atë rrugë të duhet të kesh një shpatë të mprehtë . Ndonjëherë mendon se mund të bësh dicka për kombin tënd të shtrirë tashmë përdhe dhe të goditur në njëmijë mënyra, por të ngjitesh deri te ato maja të duhet më parë ta tejkalosh vetveten.E para është se të duhet një luftë me obortarët tu, me njerëzit që mendon se të mbështesin , që mendon se  janë krahu yt, mund të bëhen sakaq xhelatët tu.Kjo të ndal dhe ti ke frikë të veshësh petkun e politikës dhe aq më tepër kur e din se ajo kohë akoma nuk ka ardhur.
Kam frikë të premtoj sepse nuk e dij nëse një ditë kur të vishem me petkun e një politikani, a do të jem ky që jam sot.Kam frikë sepse mund të më josh lakmia për tu bërë I pasur dhe unë dyzet vite e kam vuajtur varfërinë vetëm për të mos qenë I tillë.

Moebel THEMA

Kam frikë të vishem me petkun e politikës sepse njoh shumë njerëz që kanë qenë shumë të mrekullueshëm para se të lëshoheshin në humnerën e lakmisë .
Kam frikë sepse mund ta humb toruan dhe mund të përfundoj në njeriun që bën marrëzira
Kam frikë të vesh petkun e politikës sepse do më duhet të cvesh nga vetja gjëra të kristalta që I kam ruajtur në thellësinë time.I kam ruajtur ashtu sic ruhen diamantet.
Kam frikë të vesh petkun e politikës sepse njerëzit do më cmojnë vetëm pse vendosa të ndryshoj rrugën e jetës sime dhe atë besim që do kenë rëndom në fillim të mos shndërrohet në urrejtje në fund.
Kam gjithashtu frikë sepse do harroj se cfarë është varfëria, cfarë është të dyluftosh me ditët e rënda dhe me muajt e torturës .
Kam frikë sepse njerëzit do më trajtojnë si gjithë ata që u futën në këtë humnerë politike.Kam gjithashtu frikë të zhgënjej një popull që ka vuajtur shumë dhe aq më keq nuk beson më dot ose më keq ka frikë të besoj.Kam frikë…
Comments