Kamala Harris nuk e mbyll derën për kandidim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

66
fresco

Ish-nënpresidentja amerikane Kamala Harris ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në garën presidenciale në SHBA, duke deklaruar se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Në intervistën e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Harris u shpreh për BBC se është e bindur që “në të ardhmen do të ketë një grua presidente në Shtetet e Bashkuara”, duke shtuar se “ndoshta ajo” mund të jetë vetë.

Deklarata vjen si sinjali më i fortë deri tani se Harris po mendon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, pasi humbi garën kundër Donald Trump në vitin 2024.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Ajo shtoi se ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar, por theksoi se e sheh veten ende në politikë.

“Nuk kam përfunduar. E gjithë karriera ime ka qenë në shërbim publik, dhe kjo është në ADN-në time.”

E pyetur nga gazetarja Laura Kuenssberg, Harris u shpreh se paralajmërimet që kishte dhënë për Trumpin gjatë fushatës ishin “të vërtetuara”, duke e cilësuar presidentin republikan si një “tiran”.

Në SHBA, Partia Demokratike ende po përpiqet të analizojë humbjen e thellë të Joe Biden dhe Harris një vit më parë, me shumë kritikë që fajësojnë Biden për mos heqjen dorë më herët.

Comments