Një kamion me targa serbe është përmbysur këtë mëngjes në rrugën Vallandovë-Dojran, me ç’rast vdiq një migrante nga Kina dhe u plagosën shtatë të tjerë, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) i Strumicës, transmeton Portalb.mk.
“Kamioni doli nga rruga këtë mëngjes rreth orës 4:20 të mëngjesit dhe u përmbys në rrugën Vallandovë-Dojran. Një migrante nga Kina vdiq nga plagët e marra në aksident”, njoftoi policia.
Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Shtatë migrantë të tjerë nga Kina u plagosën, të cilët hynë në rimorkio pa dijeninë e shoferit të kamionit.
“Shoferi S. M. po mbahet në spitalin në Gjevgjeli për ndihmë mjekësore”, tha SPB Strumicë.
Ekipet e Departamentit të Punëve të Brendshme të Gjevgjelisë kanë inspektuar vendin e aksidentit.

