KAMPIONI Besir Alili bëri gjithçka për shtetin, të shohim çfarë do bëjë tash shteti për të

396

Kampioni Europian në mundje Besir Alili u prit si hero nga shumë njerëz për atë që ai arriti në Firence të Italisë duke marrë medaljen e artë për kadetë shkruan Faktiditor. Ch. Ai është e ardhmja e madhe e këtij sporti dhe ky sukses është I paimagjinueshëm. Pritje I bëri edhe kryetari I Shkupit Petre Shilegov dhe zëvendës kryetari Enver Maliqi. Por derisa Besiri bëri krenarë shumë njerëz me këtë medalje të artë ai kreu misionin e tij, kuptohet se ai nuk do ndalet me kaq, ndërsa tashmë do shihen institucionet sportive por edhe vetë shteti çfarë shpërblimi do japin për të, për të stimuluar një kampion të madh. Ai e meriton këtë njëjtë siç qeveria kohë më parë ndau gjysëm milioni euro për hendbollistët e Vardarit si kampionë evropianë. Kampion është edhe Besiri që garoi në stilin e lirë në kategorinë 48 kilogramë dhe shihet tashmë e ardhmja e këtij sporti që te shqiptarët ka një traditë të madhe..

Alili në finale me rezultat 7-6 mundi Harutjun Hovanisjan nga Ermenia duke I sjellë pas kaq kohësh një medalje Maqedonisë së Veriut në një turne të madh Evropian. Në rrugën drejt finales Besiri mundi Oskar Kulçicki nga Polonia, Andrej Vitan nga Moldavia dhe Luka Gugeshashvili nga Gruzia. Faktiditor. Ch.

story

Comments