Në një garë ku merrnin pjesë skiatorë nga gjithë Mbretëria SKS, skiatori Alim Zendeli ishte shpallur kampion i juniorëve dhe fitues i kupës së redaksisë “Vrijeme” në vitin 1940.
Triumfi i tij, në një konkurrencë të fuqishme, ishte quajtur “sensacion”.
Alim Zendeli njihet si njëri ndër skijatorët më të mirë të rrethit të Pollogut. Ai ishte nga Liseci i Tetovës. Në çdo garë skijimi ai kishte përkrahjen e vendasve.
S. Salihu