Kanada, një infermiere vret 8 persona

166
Kanada, një infermiere vret 8 persona

Moebel THEMA

Një infermiere 49-vjeçare në Ontario të Kanadasë, akuzohet për vrasjen e tetë personave në një periudhë shtatëvjeçare.

Elizabeth tracey Mae Wettlaufer nga Wookstock, Ontario, është paraqitur sot në gjykatë nën akuzat për vrasje të shkallës së parë.

Viktimat ishin banorë të dy objekteve të kujdesit afatgjatë, ku zonja Wettlaufer po punonte.

Viktimat ishin të moshës mes 75 dhe 96-vjeçare.

Policia ka thënë se shtatë nga viktimave ajo u kishte dhënë dozë fatale të medikamenteve.

Viktimat kanë qenë banorë të shtëpisë së pleqve “Caressant Care”.

Zëdhënësi i kësaj shtëpie, Lee Griffi, ka thënë se e akuzuara ishte e regjistruar si infermiere dhe e kishte lënë punën para dy viteve e gjysmë.

Vdekjet kanë ndodhur në mesin e viteve 2007 dhe 2014.

Comments