Kanada, parandalohet sulmi terrorist; Mediat: Terroristi u vra

266
Policia kanadeze ka deklaruar se ka ndërhyrë duke ndaluar një person pas një dyshimi për “kërcënim potencial terrorist”, duke mos dhënë më tepër detaje.
Mediat kanadeze raportojnë se operacioni i policisë është ndërmarrë në Strathroy, Ontario, rreth 225 km në jug-perëndim të Torontos.
Ndërkohë që CBC News raporton për një të dyshuar të vrarë, por kjo ende nuk është konfirmuar.
“Një i dyshuar u identifikua dhe u morën masat përkatëse për t’u siguruar se nuk do të kishte asnjë rrezik për publikun”, thuhej në komunikatën e policisë kanadaze duke shtuar se hetimet janë duke vijuar.
Comments